Varhelyi për anëtarësimin Ballkanit Perëndimor: Zgjerimi i BE-së, me rëndësi gjeostrategjike
Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë se Bashkim Evropian(BE), është duke kaluar nëpër kohë turbullta. Por Varhelyi, ka treguar strategjinë politike që duhet të ndjek Blloku Evropian për të pasur përfitime gjeostrategjike. “Këto kohë të turbullta, integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor duhet që të bëhet prioriteti më […]
Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë se Bashkim Evropian(BE), është duke kaluar nëpër kohë turbullta.
Por Varhelyi, ka treguar strategjinë politike që duhet të ndjek Blloku Evropian për të pasur përfitime gjeostrategjike.
“Këto kohë të turbullta, integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor duhet që të bëhet prioriteti më i rëndësishëm gjeostrategjik”, shkruan ai në Twitter.
In these turbulent times, the 🇪🇺integration of the #WesternBalkans must become the most important geostrategic priority. Our support is built on the 💶 30 billion #EIP to accelerate the process & offer an attractive future for the #Youth in the region. 🎥: https://t.co/31S6G3dQFD
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) September 16, 2022
Më tej ai ka sqaruar se përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve BE-ja ka dhënë mbështetje 30 miliardë, Euro për Ballkanin Perëndimor për të përshpejtuar procesin integrimeve në Bashkimin Evropian.
Komisioneri Varhelyi, ka përfunduar se gjithë kjo është bërë për të ofruar një të ardhme më të mirë për të rinjtë në rajon.















