Varhelyi përshëndet marrëveshjen për targa në mes të Kosovës dhe Serbisë

Komisionieri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për targat duke thënë se kjo "marrëveshje konsiderohet e suksesshme pasi shmang përshkallëzimin e situatës më tutje"

Komisioneri Evropian për Zgjerimin në Bashkim Evropian, Oliver Varhelyi





Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka përshëndetur marrëveshjen për targa në mes të Kosovës dhe Serbisë të arritur në Bruksel më 23 nëntor.

Varhelyi e ka cilësuar si të suksesshme këtë marrëveshje “për të shmangur përshkallëzimin e situatës më tutje në mes të dy vendeve”.

Ai ka thënë se dialogu duhet të vazhdojë më tej për normalizim të marrëdhënieve.

“Mirëpres lajmin se një marrëveshje e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ishte e suksesshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Negociatat duhet të vazhdojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve” ka shkruar Varhelyi në Twitter.

Të mërkurën e 23 nëntorit, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për targa në Bruksel.

Këtë e ka bërë të ditur kryediplomati evropian, Josep Borrell, përmes një postimi në Twitter.

“Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për masat që ndihmojnë në shmangie të tensioneve dhe për koncentrim të plotë në propozimin për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve”, ka thënë Borrell.

Kjo marrëveshje erdhi pas disa orësh negociata në Bruksel në mes të dy kryenegociatorëve të dy vendeve, atij të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq.

Bislimi ka thënë se pas marrëveshjes së 23 nëntorit, “ne duhet të vazhdojmë bisedimet intensive sa i përket propozimit të BE-së, të përkrahur nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të plotë të marrëdhënieve”.

 





Shija e redaktorit

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Osmani: Historia e nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur mbi historinë e nënës Ferdonije Çerkezi, e cila ka humbur katër djemtë e saj dhe bashkëshortin gjatë...

Të fundit nga rubrika