Varhelyi takon Bislimin, diskutojnë për agjendën e reformave të BE-së

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi është takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Në këtë takim ata kanë diskutuar për agjendën e reformave të Bashkimit Evropian dhe për opsionet se si do të mund të ndihmojë Komisioni Evropian në implementimin e atyre që janë arritur në dialog, që ky të jetë i suksesshëm.

“Nisja e ditës me Besnik Bislimi duke diskutuar agjendën e reformës së BE-së dhe detyrat përpara nesh dhe se si Komisioni do të jetë në gjendje të ndihmojë në zbatimin e rezultateve kur dialogu Kosovë-Serbi të jetë i suksesshëm”, ka thënë Varhelyi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka takuar paraditen e së martës në Bruksel përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Më pas, Lajçak pritet të takohet me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Pas takimeve bilaterale, pritet takimi trilateral, ku sipas BE-së palët do të diskutojnë për hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Takimi Bislimi-Petkoviq është i pari pas takimit në Ohër, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë arritur pajtueshmëri për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve.

Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar për tekstin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, më 27 shkurt.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika