Varhelyi të enjten viziton Kosovën

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Olivier Varhelyi, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë pritet që të zhvillojë takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, liderët e opozitës si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Olivier Varhelyi, të enjten e 25 majit do ta vizitojë Kosovën.

Ai pritet që të zhvillojë takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, liderët e opozitës si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

“Këto takime do të jenë një mundësi për të shqyrtuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit, si dhe reformat kryesore, duke përfshirë fushën e reformës në drejtësi, tranzicionit energjetik dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kabineti i Varhelyi-t.

Gjatë qëndrimit të tij në vend, komisioneri Varhelyi dhe ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, do të lansojnë Programin për Çështjet e Brendshme BE-Kosovë, me qëllim që të harmonizohen më tej veprimet e Kosovës në zbatimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar me standardet e BE-së, shkruan EO.

Ky program, i financuar nga BE-ja prej 6.5 milionë eurosh, do të zbatohet në një periudhë trivjeçare me mbështetjen e Francës, Italisë dhe Belgjikës dhe do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika