Varhelyi: Tirana pikëtakim për të gjithë rajonin, jemi në fillim të një ndryshimi rrënjësor

“Tirana është kthyer në një qytet, në një pikëtakimi për të gjithë rajonin dhe për të shtyrë më tej përpjekjen e të gjithë Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e BE-së", thotë Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, është i bindur se Tirana është pikëtakimi për të gjithë rajonin dhe për të shtyrë më tej përpjekjen e të gjithë Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e BE-së.

Në Samitin e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, Varlehyi potencon se procesi i zgjerimit nuk ka të bëjë vetëm me kapitujt.

Sipas tij, procesi ka të bëjë me integrimin e ekonomive dhe shoqëritë e rajonit në BE.

“Tirana është kthyer në një qytet, në një pikëtakimi për të gjithë rajonin dhe për të shtyrë më tej përpjekjen e të gjithë Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e BE-së. BE duhet t’i ofrojë të gjitha përfitimet që sjell anëtarësimi, para se vendet tuaja të bëhen pjesë e BE. Është plan ambicioz. Kemi gjysmën e kohës për ta vënë në zbatim, por mendoj që ne kemi besim të plotë se do të mund t’i merrni përfitimet që sjell ky plan. Ajo që ju po shihni tani është shumë më shumë se ajo që do të kemi mundësi të shikojmë. Është shumë e qartë që tani për planin e rritjes, të gjitha vendet e kanë marrë në dorë. Por, rajoni duhet të ecë përpara vetë me shpejtësi, duhet të arrihen ato reforma që e bëjnë këtë plan funksional”, tha Varhelyi.

“Ju mund të bëheni pjesë e tregut, edhe para se të bëheni shtete anëtare. 19% e atyre që ofrohen në rajon, do të merren deri në vitin 2027. Jemi në fillimin e një ndryshimi rrënjësor dhe të shpejtë në Ballkanin Perëndimor”, shtoi me tej ai.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika