Varrezë masive në Zubin Potok, dyshohet se bëhet fjalë për “Grupin e Intelektualëve”

Pas më shumë se 27 vjetësh, hetimet për një nga krimet e luftës në veri të Kosovës kanë shënuar një zhvillim të rëndësishëm. Të hënën, dy persona janë ndaluar nën dyshimin për përfshirje në vrasjen dhe varrosjen e 23 civilëve shqiptarë, të zhdukur gjatë luftës së vitit 1999 në Zubin Potok, ndërsa sot kanë nisur gërmimet në lokacionin ky dyshohet se është varreza masive.

Disa kocka njerëzore e copëza veshje qenë dy provat e para.

Ato mjaftuan që ekipet e hetimeve për krime lufte, bashkë me Institutin e Mjekësisë Ligjore të nisen drejt Kalludrës së Vogël të Zubin Potokut.

Thellë mes maleve në një terren vështirë të kalueshëm nisën kërkimet në këtë zonë të veriut të vendit.

Për më shumë se dy orë, punimet në zonën ku nuk lejohej kalimi, po vazhdonin.

Në këtë zonë dyshohet të jenë varrosur anëtarë të grupit të njohur si “Grupi i Intelektualëve” nga Mitrovica.

Të zhdukur që nga 19 prilli i vitit 1999, grupi shqiptar në fjalë derisa po lëvizte në drejtim të Malit të Zi, ishte ndaluar nga ushtarë serb në Kalludër të Vogël.

Pasi dyshohet se ishin plaçkitur, më pas, 23 prej tyre ishin ekzekutuar.

Hetimet i konfirmuan edhe nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

“Me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, institucionet relevante janë duke zbatuar urdhrin për zhvarrosje (ekshumim), autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut”, u shpreh zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta.

Më pas nga vendi i gërmimeve, mjeku ligjor Ditor Haliti ndau detaje.

Haliti tha se nuk dihet ende se kur do të përfundojnë gërmimet.

E, udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, foli për rëndësinë që kanë këto hetime.

Të hënën u arrestuan Momir Jakšić dhe Miljko Biševac.

Që të dy lidheshin me “Mbrojtjen Territoriale”, njëri si pjesëtar e tjetri si Komandant, dhe dyshohet se e janë të lidhur direkt me këtë krim.

Pas arrestimit, është lokalizuar edhe vendi ku dyshohet se ndodhet varreza masive.
Me urdhër të Prokurorisë, të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Aktiviteti, sipas PSRK-së, zhvillohet në kuadër të dy rasteve të hetimit që udhëhiqen nga institucion.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika