Varrimi i Nysret Cenës, FSK bart trupin në varrezat e dëshmorëve

Nystret Cena që mbeti i vrarë mbrëmjen e së hënës pasi në drejtim të tij u gjuajt me breshëri plumbash, është varrosur sot në varrezat e dëshmorëve në Kaçanik. Trupin e tij e ka bartur Forca e Sigurisë së Kosovës. Autorët e vrasjes akoma nuk janë zbuluar dhe kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, ka thënë se hetimet intensive po vazhdojnë

Ky automjet i Forcës së Sigurisë së Kosovës, kishte një detyrë ndryshe nga zakonisht të mërkurën.

Me të u bart trupi i veteranit të UÇK-së, Nysret Cena.

Përkundër që vdiq në kohë paqe,  Cena do të pushoj përjetësisht në varrezat e dëshmorëve të Kombit në Kaçanik.

Në ceremoninë mortore morën pjesë qindra qytetarë.

Familjarët e as miqtë e të ndjerit, nuk kanë dashur të flasin për mediat.

Mbase, për shkak se vrasësit e të afërmit të tyre akoma nuk janë zbuluar.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka treguar se hetimet intensive në zbardhjen e rastit po vazhdojnë.

“Ne po shpresojmë dhe jemi shumë optimist që do të rezultoj me sukses. Në mënyrë intenzive janë angazhu komplet ekipi rajonal i hetimeve dhe shpresoj që shumë shpejtë, në rast se nuk paraqitet ndonjë pengesë, do të zbulohet”, ka deklaruar Shukri Jashari, Kryeprokuror i Ferizajt.

Pas vrasjes, vetura nga e cila është shtënë me armë zjarri është djegur.

Ajo, sipas kryeprokurorit Jashari ka pasur të vendosura tabela të vjedhura.

Gjatë hetimeve është vërtetuar që tabelat kanë qenë të një veture Passat.

“Policia kanë shku në Prishtinë, personi është identifiku, pra se kush është pronar i këtyre tabelave. Në momentin që të gjindet personi, ai do të pyetet se ku ka qenë vetura, më cilin vend, ku i kanë ra tabelat në cilin vend, e kështu me radhë. Për momentin nuk mund të them asgjë deri në momentin kur të gjindet personi”, ka shtuarai.

Cena u vra mbrëmjen e së hënës në magjistralen Kaçanik – Ferizaj.

Ndaj tij u shkrepën breshëri plumbash, përderisa shkaqet për këtë vrasje të rëndë akoma nuk dihen.

Në vendin ku është djegur vetura, Policia e Kosovës ka gjetur një armë AK47 me karikatorë të mbushur.

Nysret Cena në të kaluarën është përballur të paktën në dy raste me drejtësinë.

Ai ka qenë i akuzuar për rastin e shpërthimit në lokalin Sekiraqa, ku mbetën të vrarë dy persona, si dhe për një vrasje të trefishtë në Kaçanik.

Për rastin e fundit, Cena fillimisht u bë pjesë e aktakuzës pasi u fajësua drejtpërdrejtë nga një prej të akuzuarve, kurse më pas atij iu hoq epiteti i të akuzuarit në ndryshimin që iu bë dispozitivit të aktakuzës.

Televizioni ka dërguar pyetje në adresë të Prokurorisë Speciale në lidhje me këtë veprim, mirëpo nga ky institucion nuk janë përgjigjur.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika