Varrosen tre të rinjtë që vdiqën tragjikisht në Jabllanicë
Mijëra njerëz mbërritën në fshatin Jabllanicë të Gjakovës për tu dhënë lamtumirën e fundit tre të rinjve që vdiqën në rrethana tragjike të shtunen që lam pas. Viktima të shembjes së një objekti të pabanuar, ishin Ideal Rama 15 vjeçar, Ramë Mehmetaj 15 vjeçar dhe Veton Morina 13 vjeçar. Ideali dhe Rama ishin moshatar, të […]
Mijëra njerëz mbërritën në fshatin Jabllanicë të Gjakovës për tu dhënë lamtumirën e fundit tre të rinjve që vdiqën në rrethana tragjike të shtunen që lam pas.
Viktima të shembjes së një objekti të pabanuar, ishin Ideal Rama 15 vjeçar, Ramë Mehmetaj 15 vjeçar dhe Veton Morina 13 vjeçar.
Ideali dhe Rama ishin moshatar, të pandashëm, shokë në fshat e shokë klase në shkollën e mjekësisë, Hysni Zajmi, që u kujtuan nga një shok i tyre.
Ledion Humaj – Shok klase tha “Ideali dhe Rama ishin më shumë se shokë, shumë fragmente të jetës sonë janë të lidhur edhe me jetët e tyre, ata janë pjesë e kujtimeve tona të përbashkëta, gjithmonë të qeshur, të sjellshëm, ambicioz e të dashur, e mbi të gjitha me edukatë.”
Fjalë rasti mbajti në ceremoni mbajti edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.
Ardian Gjini – Kryetar i Komunës tha se “Ju kemi në zemër juve, i kemi në zemër tre engjujë e vegjël që e kanë humbur jetën, ngushëllime juve të gjithëve, qofshin tre djemë të parajsës, qofshin bashkë bashkë në parajsë.”
Dhimbja mbahej në heshtje por lotët tradhëtonin sidomos familjen e ngushtë e shokët e shkollës.
Sipas autoriteteve, objekti i shembur ka qenë një ndërtesë e vjetër e pashfrytëzueshme ndërsa rrethanat po i heton prokuroria që ka hapur rast si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.















