Vatikani investon 100 milionë euro në energjinë e gjelbër

Vatikani po përgatitet për një nga investimet më të mëdha të tij në fushën e energjisë së pastër, me një projekt që kap vlerën e rreth 100 milionë eurove.

Sipas burimeve të përfshira në projekt, bëhet fjalë për ndërtimin e një impianti agrovoltaik me kapacitet prej 80 deri në 90 megavatësh, i cili synon të mbulojë nevojat energjetike të Selisë së Shenjtë brenda dy viteve.

Centrali pritet të ndërtohet në pronën Santa Maria di Galeria, në periferi të Romës. Projekti do të kombinojë prodhimin e energjisë diellore me aktivitetin bujqësor, duke vendosur panelet në një lartësi që mundëson kultivimin e tokës edhe poshtë tyre.

Energjia e prodhuar do të përdoret ndër të tjera për objektet e Radio Vatikanit dhe mund të furnizojë edhe prona të tjera të lidhura me Selinë e Shenjtë, përfshirë spitalin Bambino Gesù. Teprica e energjisë pritet t’i kalojë rrjetit italian.

Projekti, i cili mund të përfundojë brenda 18 deri në 24 muaj, ishte ndër prioritetet e Papa Françeskut në kuadër të angazhimit të tij për çështjet klimatike dhe tashmë ka marrë miratimin edhe të Papa Leonit XIV.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika