Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, është nderura me çmim nga Federata Pan Shqiptare e Amerikës, VATRA.

Ambasadori i SHBA-ve ka shkruar në Twitter, “Përulur për të marrë këtë çmim nga VATRA. Një dëshmi e punës së ekipit tim dhe e partneritetit tonë të gjatë me Kosovën, ndërsa ajo përparon drejt integrimit rajonal, evropian dhe euroatlantik; rrit një ekonomi të qëndrueshme; & forcon institucionet demokratike”.

Ndërsa, edhe Ambasada e Amerikës në Kosovës ka shkruar për këtë çmim, të cilin e ka marrë Hovenier në emër të ekipit të Ambasadës Amerikane.

“Mori një çmim si mirënjohje për përpjekjet e tij të gjata në mbështetje të paqes dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit. Këtë çmim e pranoj në emër të ekipit tonë të Ambasadës Amerikane, duke punuar për të forcuar, mbështetur Kosovën”, thuhet në një postim në Twitter të Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Humbled to receive this award from VATRA. A testament to the work of my team and our longstanding partnership with Kosovo as it advances towards regional, European, & Euro-Atlantic integration; grows a sustainable economy; & strengthens democratic institutions. https://t.co/uJRRkiuEdx

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 15, 2023