Vazhdohet paraburgimi për Dardan Krivaçën dhe Arbër Sejdiun

Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut iu është vazhduar paraburgimi deri në maj. Këtë vendim e ka marrë Gjykata Themelore në Ferizaj, pasi që ata janë të dyshuar për vrasjen e 18 vjeçares, Marigona Osmanit, në Ferizaj më 22 gusht 2021.

Sipas Prokurorisë në Ferizaj, dyshohet që më 22 gusht 2021, i pandehuri Dardan Krivaça në mënyrë mizore kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike mbi të ndjerën, Marigona Osmani.

Sipas prokurorisë, gjatë gjithë kohës ishte i pranishëm edhe Arbër Sejdiu, i cili, po ashtu, kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike mbi të ndjerën.

Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu

Në seancën e mbajtur në Gjykatën Themelore të Ferizajit, i pandehuri Dardan Krivaça kishte humbur ndjenjat. Pasi mori ndihmën e parë, mjekët konstatuan se Krivaça mund të jetë i pranishëm në seancën gjyqësore.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika