Përderisa bombardimet e Rusisë po vazhdojnë në pjesën e Ukrainës lindore, Donetsk, zyrtarët e kësaj zone kanë postuar fotografi të shtëpive të rrënuara nga rusët.

Nga bombardimet e fundit bëhet e ditur se janë goditur së paku mbi 20 shtëpi banimi.
Kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetskut, Pavlo Kyrylenko, ka deklaruar se 27 shtëpi në një fshat që quhet Lastochkine janë rrënuar nga bombardimet, por nuk dihet a ka pasur viktima.
Fshati gjendet afër një qyteti të vogël Ocheretyn, i cili po përballet me shumë bombardime nga forcat ruse.