Në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut kanë vazhduar edhe të mërkurën gërmimet në kërkim të mbetjeve të tjera mortore dhe për identifikimin e atyre që tashmë janë gjetur në këtë zonë.
Në lokacion ka qëndruar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, i cili ka përcjellë nga afër zhvillimet e punës në terren.
Ekipet kompetente po vazhdojnë punën në terren për të mbledhur të dhëna dhe për të zbardhur rrethanat lidhur me mbetjet mortore të zbuluara.
Procesi pritet të kontribuojë në identifikimin e personave të mundshëm që mund të jenë viktima të luftës së fundit në Kosovë, ndërsa rezultatet përfundimtare do të bëhen të ditura pas përfundimit të procedurave përkatëse.