“Deri në ndalimin e emisionit të tillë. Ky do të jetë propozimi im, por do jetë temë shqyrtimi në mbledhjen e radhës”.
16 ditë pas kësaj deklarate të dhënë, u caktua mbledhja e radhës e Komisionit të Pavarur për media. Pas pak, do kuptohej, nëse Drita Morina, do ta çonte përpara idenë e saj.
Pak minuta para orës 10:00, në KPM arriti Morina.
Por, nuk e tha asnjë fjalë.
Pyetje: A do ta propozoni sot mbylljen e Debat Plus-it?
Në fakt, Morina, nuk do ta thoshte asnjë fjalë, përgjatë mbledhjes që zgjati më shumë se dy orë. Madje as kur trajtoheshin 25 rastet ligjore ndaj televizioneve.
Sidoqoftë, Komisioni që sot përbëhej nga veç katër anëtarë, që mjaftonin sa për kuorum, i sanksionuan dy televizione me gjoba në vlerë prej 2000 euro: Klan Kosova dhe T7. Një pjesë e madhe e rasteve tjera, televizionet u sanksionuan me vërejtje.
Sipas Flutura Kusarit, e cila në cilësi të Juristes së medias, e monitoron punën e KPM-së, bordi, ka ndryshuar qasje në trajtim të rasteve.
“Më të zbutur në raport me mediat. Sumica përfunduan me vërejtje. Gjuha e përdorur ndaj mediave, ishte shumë më kujdeshshme, në raport me lirinë e mediave dhe lirinë e gazetarëve”, ka deklaruar ajo.
Megjithatë, shqetësuese, sipas Kusarit, mbeten kritikat ndaj debateve televizive.
“Mbes e shqetësuar me që ky komision ende tenton të ushtrojë presion sidomos në debate televizivbe, prandaj i patëm disa gjoba. Shpresoj që do reflektojnë, në mënyrë që të ketë liri të debateve”, ka theksuar ajo.
Me mbledhjen e së premtes, KPM i përmbylli të gjitha rastet aktive, që nga viti 2025.