Kjo gjendje e fundjavës së kaluar qe arsyeja që Prokuroria e autorizoi policinë për hetime.
Tymi i zi që u pa më 25 prill nga termocentrali i Korporatës Energjetike të Kosovës i mobilizoi institucionet për të kërkuar hetim nën dyshimet për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”.
E Prokuroria bëri të ditur nëse kanë ndërmarrë hapa tjerë përveç hetimeve.
“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast. Për momentin, nuk mund të ofrojmë detaje shtesë, sepse mund të dëmtohet integriteti i procesit hetimor.”-Prokuroria Themelore
Pasoja duket se pati për kosovarët, sidomos për kategori më të ndjeshme të pacientëve, që kërkuan ndihmë në Klinikën e Pulmologjisë.
Detaje dha drejtori, Besim Morina.
“Po ne e kemi vërejt një shtim të rasteve të sëmundjeve kronike sepse ne po flasim për një grup fraxhil që janë të ndjeshëm ndaj ndotjes, që janë me sëmundje kronike respiratore, me astmë ata me bronhit kronik”, ka thënë Besim Morina, drejtor i Klinikës së Pulmologjisë.
Morina tha se ndotja e ajrit mbetet arsyeja kryesore e përkeqësimit të gjendjes së pacientëve me sëmundje kronike.
“Çdo vit ne e kemi problemin e njëjtë që herë pas here kemi nivele të larta të ndotjes dhe menjëherë reflektohet në shëndetin e njerëzve sidomos në grupet fraxhile, menjëherë kanë përkeqësime të gjendjes së tyre apo edhe gjendjes në përgjithësi’’, ka thënë Besim Morina, drejtor i Klinikës së Pulmologjisë.
Televizioni ka kërkuar edhe një qëndrim nga KEK në lidhje me këtë çështje por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Në ditën e ngjarjes, në një reagim publik, ata thanë se për shkak të një defekti në Termocentralin “Kosova A” janë ndal në mënyrë elektrofiltrat.
