Vazhdojnë kolonat e gjata në kufirin Kroaci –Serbi, mërgimtarët presin me orë

Kolona të gjata automjetesh vazhdojnë të shihen në pikëkalimin kufitar Bajakovo-Lipovac, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, ku një numër i madh i mërgimtarëve dhe udhëtarëve po përballen me pritje të gjata.

Pamjet nga kamera e kësaj pike kufitare tregojnë radhë të gjata të automjeteve, ndërsa fluksi i madh i udhëtarëve gjatë sezonit turistik veror ka shkaktuar ngarkesë të shtuar në këtë vendkalim.

Më herët gjatë ditës u raportua se shumë mërgimtarë nga Kosova kishin mbetur të bllokuar në këtë pikë kufitare që nga ora 02:00 e mëngjesit, duke pritur për orë të tëra për të vazhduar udhëtimin.

Bajakovo-Lipovac është një nga pikat më të frekuentuara kufitare në rajon, pasi përmes saj kalojnë mijëra udhëtarë nga vendet e Ballkanit drejt Kroacisë dhe vendeve të Evropës Perëndimore.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika