Vazhdojnë luftimet e ashpra në Sudan, dy shpërthime gjatë natës në kryeqytet

Që nga 15 prilli, në Sudan po luftojnë ushtria e udhëhequr nga komandanti, Abdel Fattah al-Buhran, dhe trupat e një formacioni paramilitar, të udhëhequr nga komandanti Mohamed Hamdan Daglo. Mbrëmjen e 9 majit, kryeqytetin sudanez e kanë goditur edhe dy shpërthime të reja

Luftimet në Sudan janë duke vazhduar, të përcjella me raportimet se mëngjesin e së mërkurës ka pasur shpërthime të fuqishme.

Gjatë natës së mbrëmshme, kryeqyteti sudanez, Kartum, është goditur me dy shpërthime të fuqishme.

“Jemi zgjuar me shpërthime dhe sulme me artileri të rëndë”, tha për AFP-në një banor i Omdurmanit, që gjendet shumë pranë Kartumit.

Që nga 15 prilli, në Sudan po luftojnë ushtria e udhëhequr nga komandanti, Abdel Fattah al-Buhran, dhe trupat e një formacioni paramilitar, të udhëhequr nga komandanti Mohamed Hamdan Daglo.

Dy gjeneralët, që po luftojnë për pushtet në Sudan, kanë dërguar në Arabinë Saudite të shtunën negociatorët e tyre. Bisedimet, që po ndërmjetësohen nga Shtetet e Bashkuara dhe sauditët, po cilësohen si “bisedime para negociatave”.

Megjithatë, ende nuk ka ndonjë njoftim nëse është arritur përparim në bisedimet që po mbahen në qytetin Xhadah.

Më herët gjatë kësaj jave, një diplomat saudit e pranoi se një marrëveshje afatgjatë e armëpushimit nuk është pjesë e diskutimeve dhe se të dyja palët “besojnë se janë në gjendje të fitojnë betejën”.

Më shumë se 750 persona janë vrarë që nga nisja e luftimeve më 15 prill, shumica e të cilëve civilë.

Pothuajse 150 mijë persona janë larguar në shtetet fqinje, ndërkaq 700 mijë banorë janë zhvendosur brenda Sudanit.

Që nga grusht shteti i vitit 2021, Sudani është udhëhequr nga këshilli i gjeneralëve në krye me dy ushtarakët që aktualisht po luftojnë: gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, që është kreu i forcave të armatosura dhe presidenti i shtetit dhe zëvendësi i tij, gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, që udhëheq Forcat e Mbështetjes së Shpejtë.

Dy gjeneralët kanë mospajtime lidhur me mënyrën se si shteti do të shkojë drejt sundimit civil.

Mosmarrëveshjet kryesore në planin për tranzicion kanë të bëjnë me përfshirjen e 100 mijë anëtarëve të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë në ushtrinë e rregullt, dhe se kush do të udhëheqë ushtrinë e re./REL

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika