Vazhdojnë pritjet deri në katër orë në pikat kufitare Merdar e te Dheu i Bardhë

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të shtunën e 7 janarit, pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova, në pikat kufitare në Merdar e te Dheu i Bardhë, po zgjasin deri në katër orë

Ilustrim

Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur paraditen e së shtunës së 7 janarit, qytetarët që duan të dalin nga Kosova, veçanërisht, nga pikat kufitare në Merdar dhe te Dheu i Bardhë, duhet të presin përafërsisht deri në katër orë.

Ky raport ka bërë të ditur se pritjet për dalje nga të dyjat pikat kufitare zgjasin 180 deri në 240 minuta.

Ndërkaq, sa i përket kolonave për dalje nga Kosova nga raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, është bërë e ditur se janë afro 3000 metra në të dyja pikat kufitare.

Ndërsa, në pikën kufitare në Multivodë, pritjet janë deri në dy orë, teksa në vendet e tjera situata është më e qetë.

Të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika