Vazhdojnë pritjet te Dheu i Bardhë, kolona arrin deri në 1 mijë metra

Gjatë ditës së premte, pritja arrinte deri në 6 orë, ndërsa kolona deri në 4 mijë metra. Ndërkaq të shtunën, pritja qëndron mes pesë minutash dhe një ore, gjersa kolona te Dheu i Bardhë arrin deri në 1000 metra

Pika kufitare, te Dheu i Bardhë

Gjersa të premten kohëzgjatja e pritjes për të hyrë në Kosovë arrinte kohën prej 5 orësh te pika kufitare e Dheut të Bardhë, të shtunën kjo pritje ka rënë në një orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritja për të hyrë në Kosovë arrin deri në 60 minuta, ndërsa dalja 5 deri në 10 minuta. Kjo vlen për pikën e Dheut të Bardhë.

Nga ana tjetër, kolona arrin deri në 1000 metra te po kjo pikë.

Në të tjerat pika, pritja arrin deri në 3-5 minuta.

Si jo rrallëherë në sezonën e verës, kolona të gjata karakterizohen në pikat kufitare të Republikës së Kosovës.

Gjatë ditës së premte, pritja arrinte deri në 6 orë, ndërsa kolona deri në 4 mijë metra.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika