Vazhdojnë protestat ndaj profesorit Krasniqi, aktivistët ia bllokojnë zyrën me ngjitës

Studentët dhe aktivistët e Lëvizjes Feministe Studentore kanë bllokuar derën e zyrës së profesorit Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve të tij, duke kërkuar ndëshkimin e tij

Zyra e profesorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Xhevat Krasniqit, i cili po akuzohet për ngacmim seksual ndaj studenteve të tij, është bllokuar me një aksion simbolik nga Lëvizja Feministe Studentore.

“Xhevat Krasniqi nuk ke vend në UP”, “Skenë krimi, mos kalo!”, kështu thuhet në shkrimet e vëna të martën në derën e zyrës, ku pretendohet se profesori në fjalë ka ngacmuar studentet.

“Ende nuk ka vendim për rastin e profesorit të denoncuar për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi. Ai është suspenduar dy herë për ngacmim seksual, njëherë nga Universiteti i Gjakovës, e herën tjetër nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Ai nuk mund të vazhdojë të mbajë ligjërata në Universitet. Andaj si duhet as zyra, vendi ku shumë vajza kanë dëshmuar që janë ngacmuar”, thuhet në njoftimin e LFS-së.

Ndërkaq, të hënën, studentët dhe aktivistët kanë bllokuar sallën koncertale të Universitetit të Prishtinës, duke ia pamundësuar daljen nga kjo sallë Këshillit të Etikës si dhe profesorit Krasniqi.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika