Vazhdojnë punimet në magjistralen Prishtinë-Podujevë, mendime të ndryshme për punën

Punimet në magjistralen Prishtinë-Podujevë ishin duke vazhduar edhe këtë të premte, aty u panë numër i madh i punëtorëve, por puna e tyre kishte krijuar dhe kolona të gjata dhe pluhur që për disa nga qytetarët ishin normale, kurse për një pjesë të bezdisshme

Kështu ballafaqohen çdo ditë, qytetarët që përshkojnë magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Kjo për shkak të punimeve që Ministria e Infrastrukturës është duke kryer për të zgjedhuar rrugën që kolonat të largohen.

Kolonat e gjata vërehen në pjesët të cilat ekskavatorët dhe pajisjet e tjera janë duke punuar.

Gjithashtu, vërehet edhe një intensitet i lartë i punës, të cilin e konfirmojnë edhe vet qytetarët.

“Mirë mire veç të vazhdojnë, ka pak problem me kolona, po kështu e ka puna”, ka thënë Hilmi Deliu.

Kurse Vehbi Humolli është shprehur se “Nuk është që ankohna diçka, se kjo është rrugë e gjatë, probleme mu kolona është normale, ato janë normale, shkaktojnë problem po unë nuk e konsideroj që ka problem shumë të mëdha”.

Por, jo të gjithë kanë mendime të njëjta, disa nga ta punimet në rrugë i kanë lodhur.

Ndërsa Shaip Kelani ka thënë se “Qysh po doket intenziteti po shkon shumë kadale, kur po bjen shi po bohet lloç, kerret po na prishen me gumica e me krejt”.

Situata është e njejtë pothuajse në 6 km.

Edhe në hyrje të Prishtinës, saktësisht në fshatin Vranidoll janë kolonat e njejta.

Por, aty me qëllim të evitimit të pluhurit ministria kishte marrë disa veprime.

Por, kjo nuk po mjafton për pronarin një biznesi aty që thotë se klientet tashmë i ka humbur.

“Klientet nuk po kanë si me hy, nuk kanë ku me i ndalë veturat, edhe mobiljet brenda janë mbushë me pluhur, sasia është e madhe, shpresoj që përfundon së shpejti”, ka thënë pronar i një biznesi në fshatin Vranidoll, Enver Avdullahu.

Dukagjini gjatë tërë ditës ka provuar të ketë një qëndrim nga Ministria e Infrastrukturës se në cilën fazë janë punimet, por nuk kanë qenë të qasshëm.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika