Vazhdojnë reshjet e shiut, rrezik për vërshime në veri e veriperëndim

Reshjet e shiut që kanë filluar sot do të vazhdojnë edhe nesër në intensitet më të lartë. Nga Instituti Hidrometeorologjik I Kosovës, kanë treguar për RTV Dukagjinin së pjesët më të rrezikuara nga vërshimet këtë javë janë komunat veriore dhe ato veriperëndimore të Kosovës

Reshjet e shiut që shkaktuan vërshime në Kosovë gjatë javës së kaluar, janë rikthyer këtë të hënën dhe pritet të vazhdojnë edhe së paku të martën.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshje në intensitet të lartë do vazhdojnë për këto dy ditë e pritet të qetësohen në ditët tjera.

Si pasojë e kësaj, Bashkim Kastrati nga ky Institut, për televizionin Dukagjini, ka bërë të ditur se cilat rajone të Kosovës janë më të rrezikuara nga vërshimet.

Bashkim Kastrati nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë se “Edhe gjatë ditëve në vijim planifikohet që do të ketë reshje, sot e nesër. Fatkeqësisht duke pasur parasysh që nivelet e lumenjve kanë qenë të larta gjatë vërshimeve duhet të kemi kujdes pasi mund të ketë sërish vështërsi në disa zona. Sasia e reshjeve pritet të jetë më e lartë në pjesën veriore dhe veripërendimore të Kosovë, por reshje do të ketë edhe në pellgjet të tjera lumore”.

Një nga zonat që ishte e prekur nga vërshimet e së enjtes ishte edhe komuna e Deçanit.

Nga kjo komunë thonë të kenë bërë intervenime në disa pika më të rrezikuara derisa shtojnë se kanë një vlerë të përafërt të dëmeve.

Izet Zenuni, drejtor për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike në komunën e Deçanit ka thënë se  “Është intervenu te Baballoqi dhe kemi pasur deme më pak këtë herë. Jemi në procesë të vlersimit të demëve dhe jemi gati në përfundim të raportit. Përafersishtë vlera mund të shkoj në gjysmë milioni euro I demëve nga këto vërshim që ishinë”.

Komunat me të dëmtuara nga vërshimet e javës së kaluar ishin, Skenderaj, Mitrovica e Klina.

Temperaturat priten të ulën në fund të kësaj jave, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në disa zona mund të ketë edhe borë.

 

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika