Vazhdojnë sulmet ruse në lindje, fati i Bahmutit mbetet i paqartë

Forcat pushtuese ruse kanë kryer dhjetëra sulme në rajonet lindore të Ukrainës, teksa ushtria e Kievit ka raportuar se forcat ukrainase kanë zmbrapsur 60 sulme gjatë ditës së kaluar

Sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës vazhdojnë

Forcat pushtuese ruse kanë kryer dhjetëra sulme në rajonet lindore të Ukrainës, teksa ushtria e Kievit ka raportuar se forcat ukrainase kanë zmbrapsur 60 sulme gjatë ditës së kaluar.

Në deklaratën e lëshuar, Shtabi i Përgjithshëm ukrainas tha se ushtria ruse ka vazhduar të shënjestrojë lindjen e Ukrainës, me fokus në qytetet e Limanit, Bahmutit, Avdijivkës dhe Marinkës, që gjenden në rajonin e Donjeckut.

“Gjatë 24 orëve të kaluara, armiku ka lëshuar dy raketa dhe 35 sulme ajrore”, tha.

Ushtria ukrainase tha po ashtu se forcat pushtuese ruse në rajonet e Zaporizhjës dhe Hersonit po bëjnë përgatitje për atë që Kievi e quan evakuim të civilëve për në Krimenë e pushtuar nga Rusia.

Presidenti rus, Vladimir Putin, që po përballet me një urdhëarrest nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, ka urdhëruar ushtrinë e tij që të marrë kontrollin e plotë të Donjeckut, Luhanskut, Zaporizhjës dhe Hersonit, zona që Rusia pretendon se ka aneksuar paligjshëm. Ukraina ka sinjalizuar se shumë shpejt do të nisë një kundërofensivë për të rimarrë më shumë territor të humbur.

Sulmet e reja vijnë në mes të raportimeve se forcat pushtuese ruse kanë bërë përparim në Bahmut. Më 7 prill, zyrtarët ushtarakë britanikë thanë se forcat ruse ka të ngjarë që janë futur në qendrën e qytetit dhe kanë marrë kontrollin e bregut perëndimor të lumit Bahmutka.

Fushata tetëmujore e Rusisë për të marrë Bahmutin dhe rezistenca e Ukrainës, ka çuar në betejën më të gjatë dhe ndoshta më të përgjakshme qëkur Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Ndërkaq, Ministria britanike e Mbrojtjes tha se përpjekjet e Rusisë për të “dëmtuar seriozisht” infrastrukturën energjetike të Ukrainës “ka të ngjarë që kanë dështuar”.

“Rusia ka kryer sulme që nga tetori i vitit 2022, por sulmet në shkallë të gjerë kanë qenë të rralla që nga fillimi i marsit 2023”, tha ministria më 8 prill. REL

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika