Vazhdon bastisja në shtëpinë e Hajredin Kuçit
Në aksionin e së enjtes të Gjykatës Speciale është bastisur edhe shtëpia e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Bastisja e shtëpisë së ish-ministrit Kuçi, po vazhdon ende. Ekipi i Dukagjini në terren ka siguruar fotografi, ku shihen edhe forcat policore duke qëndruar në rrugën që të çon te shtëpia ish-ministrit Kuçit. Pas Isni Kilajt, Bashkim […]
Në aksionin e së enjtes të Gjykatës Speciale është bastisur edhe shtëpia e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
Bastisja e shtëpisë së ish-ministrit Kuçi, po vazhdon ende.
Ekipi i Dukagjini në terren ka siguruar fotografi, ku shihen edhe forcat policore duke qëndruar në rrugën që të çon te shtëpia ish-ministrit Kuçit.

Pas Isni Kilajt, Bashkim Smakajt e Fadil Fazliut, Dukagjini ka konfirmuar se me urdhër të Prokurorit të Specializuar është arrestuar edhe ish-ministri Kuçi.
Kështu ka konfirmuar për Dukagjinin ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, duke theksuar se ai është arrestuar në shtëpinë e tij.















