Vazhdon beteja e ZRrE-së për të mbrojtur shtrenjtimin e rrymës

Përkundër se i humbi dy beteja në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe Gjykatën e Apelit, Zyra e Rregullatorit për Energji nuk po dorëzohet. Ata po vazhdojnë të besojnë në vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Madje ZRRE të hënën i është drejtuar edhe Gjykatës Supreme

Ilustrim

Në rastin kur dy shkallë të gjykatës kanë vendosur për pezullim të tarifave të shtrenjta, avokati Hilmi Jashari thotë se ZRrE nuk mund t’i drejtohet Supremes.

“Ushtrimi i mjeteve të jashtëzakonshme juridike nuk është një praktikë e mirë sidomos në këtë situatë. Mendoj që Gjykata Supreme gjithashtu ka një përparësi të madhe që provat dhe dëshmitë e paraqitura eventualisht nga ZRRE nëse nuk janë në pajtueshmëri me standardin ligjor që edhe rrethanat në të cilat lejohet kjo atëherë shumë lehtë mund ta hudhë poshtë. Kjo për shkak të shpërdorimit të të drejtës për të dorëzuar ankesë”, deklaroi Jashari.

Ish-Avokati i Popullit, beson që edhe Supremja do të vendos ngjashëm sikurse shkallët paraprake të Gjykatës.

Bordi i ZRrE-së vetëm pas aktgjykimit të Apelit ka vendosur që të pezullojë zbatimin e shtrenjtimit të rrymës. Ky vendim i është përcjell edhe KESCO-s, kompania që faturon dhe mbledh borxhin e qytetarëve për rrymën.

Kjo kompani, tha se kanë paqartësi në zbatimin e vendimit, gjë për të cilën kanë kërkuar sqarime nga ZRrE. As ZRrE dhe as KESCO nuk kanë treguar për çfarë paqartësie bëhet fjalë. Madje për RTV Dukagjinin nuk janë përgjigjur nëse faturat e muajit maj do të jenë me tarifa të shtrenjta.

Nëse ndodhë kjo disa qytetarë janë të mendimit se nuk duhet të përjashtohen as protestohet.

“Qytetarët duhet me dal në rrugë edhe një herë, qetë nuk është nevoja me thy asgjë. gjysmë ore, 40 minuta dhe le të kuptohet që qytetarët janë të pakënaqur”, tha për RTV Dukagjinin qytetari Jahja Shehu.

Sejdi Osmani qytetar tjetër e vlerëson diskriminues në përgjithsi vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

“Qytetarët apo konsumatorët është dashur të trajtohen në mënyrë të barabartë. Vendimi për shtrenjtimin e energjië elektrike ka qenë diskriminues”, thotë Osmani.

Pos kësaj nëse zbatohen tarifat e shtrenjta juristë nga shoqëria civile thonë se duhet të aktivizohet edhe Prokuroria.

“Nëse vijmë deri te situatat e tilla (mos-zbatim i vendimeve të Gjykatës) e ri-theksoj se definitivisht duhet të inkuadrohet Prokurori i shtetit për  të hetuar rastin në drejtim të veprës penale për mos-ekzekutim të vendimeve gjyqësore”, deklaron hulumtuesi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Gzim Shala.

Gzim Shala

Sipas tij që nga vendimi i Themelores, ZRrE është dashur të pezulloj vendimin për tarifat e shtrenjta.

Shija e redaktorit

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

ASK: Mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë të regjistruar...

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë...

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë përfundon...

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të njoftuar mbi ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë,...

Të fundit nga rubrika