Vazhdon debati virtual Kusari-Petkoviq

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, i ka vazhduar replikat e saj kundrejt kryenegociatorit të palës serbe në dialog, Petar Petkoviq, të cilit duke iu drejtuar në mënyrë virtuale i ka insistuar në marrëveshjen me njohje të ndërsjellë midis dy vendeve fqinje

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe kryenegociatori i palës serbe në dialog, Petar Petkoviq

Çështja e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, ka bërë që të vazhdojë edhe më tutje diskutimi virtual me polemika, midis shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe kryenegociatorit të palës serbe në dialog, Petar Petkoviq.

Kusari-Lila, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se “ai që kundërshton dhe lufton njohjen reciproke kur flet për kompromis, as nuk e di se për çfarë po flet”.

Siç potencoi deputetja e partisë në pushtet, dialogu aktual Kosovë-Serbi ka të bëjë me një marrëveshje, “në qendër të së cilës është njohja reciproke”.

”Fillim tjetër nuk ka Petar Petkoviq, i gjithë procesi është një përpjekje për të normalizuar rajonin pas luftërave të nisura dhe të humbura nga Serbia në ish-Jugosllavi”, ka shkruar ajo.

Gjatë së dielës së 10 qershorit, drejtuar Petkoviq-it, deputetja e pozitës i ka dërguar një mesazh duke ia kujtuar atij se Kosova është e gatshme për një marrëveshje me Serbinë. Kjo, vetëm me njohje reciproke.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar Petkoviq, i cili në një postim në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia nuk janë të barabarta.

Sipas tij, në dialog marrëdhënia midis dy palëve është “asimetrike”.

Kjo sepse, siç ka theksuar Petkoviq, Serbia është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kurse Kosova jo.

Ai shtoi se kjo gjë “e tillë do të mbetet”.

“Le ta nisim prej fillimi, Mimoza Kusari-Lila, sepse ju nuk kuptoni asgjë. Dialogu nuk ka të bëjë me dëshirat dhe ëndrrat e juaja, por për normalizim të marrëdhënieve, të bazuar në vendimin e OKB-së nga viti 2010. Në dialog, marrëdhënie jonë është asimetrike, sepse vetëm Serbia është anëtare e OKB-së dhe ashtu do të mbetet. Dhe tani, pak realitet – formojeni Asociacionin e Komunave serbe”, ka shkruar Petkoviq.

Ndryshe, deklarata e deputetes së VV-së, erdhi pasi Petkoviq kishte thënë se Kosova nuk dëshiron të dialogojë.

“Kur Mimoza Kusari-Lila thotë se kompromisi me Serbinë është i pamundur, do të thotë se Kosova nuk do të dialogojë” kishte shkruar në Twitter, Petkoviç.

Tutje, Petkoviç ka thënë se “e vetmja alternativë ndaj dialogut dhe kompromisit është tensioni në terren, dhe ajo është çfarë dëshiron Albin Kurti. Serbia do të ruajë paqen dhe stabilitetin, pavarësisht ëndrrave militante të Kosovës”.

Republika e Kosovës kërkon njohje të ndërsjellë, ndërsa këtë kërkesë poashtu e ka përkrahur Parlamenti i Evropian, nëpërmjet një rezolute ku kërkojnë që dialogu për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të jetë i “bazuar në njohje të ndërsjellë” dhe jo siç po pretendon Serbia që të ketë vetëkompromis.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika