Vazhdon dhuna ndaj grave, dhunim, sulm seksual e dhunë në familje

Në Raportin e Policisë së Kosovës, është raportuar një rast dhunimi, një sulm seksual, dhe gjashtë raste të dhunës në familje

Ilustrim





Është pothuajse e pamundur që në raportin e përditshëm të Policisë së Kosovës të mos ketë raste të dhunës në familje.

Këto raste raportohen çdo ditë, herë më shumë e herë më pak. Këtë të premte, aty  ka një rast të dhunimit, një sulm seksual e disa raste të dhunës në familje.

Në të gjitha këto raste si rëndom, viktimat e dhunës janë gratë. Një rast dhunimi ndaj një personi të gjinisë femërore, ka ndodhur në Komunën e Fushë Kosovës, ku i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një tjetër rast ku viktimë është një person i gjinisë femërore, ka ndodhur në Komunën e Shtimes, ku dyshohet se ajo është sulmuar seksualisht nga një person i gjinisë mashkullore. I dyshuari edhe në këtë rast është arrestuar.

Ndërkaq, gjashtë raste janë raportuar për dhunë në familje, tre prej tyre janë të raportuara në rajonin e Prishtinës.

Në të gjashtë rastet viktimë e dhunës janë gratë.

Ndryshe, të mërkurën rreth orës 18:00 u vra një grua shtatzënë në oborrin e Klinikës Gjinekologjike në Prishtinë, edhe pas 40 orëve i dyshuari, bashkëshorti i saj Sokol Halili nuk është arrestuar.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika