Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, është paraparë që sot të vazhdoj gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë është paraparë që sot të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Të hënën seanca përfundoi pa ndonjë njoftim paraprak nëse dëshmitari Dejan Jeftiq mbaroi dëshminë e tij apo do ta vazhdojë.

Gjatë kohës sa ishte seanca në sesion publik, ky dëshmitar është marrë në pyetje nga mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes avokatit Gregory Keohe.

Keohe pyeti dëshmitarin për periudhën kohore para arrestimit të pretenduar të tij, së bashku me dy serbë të tjerë, nga siç ka thënë ai, shqiptarë me uniforma të zeza.

Disa pyetje këtij dëshmitari iu parashtruan pa njoftim paraprak në sesion privat për publikun dhe me përmbajtje të redaktuar.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika