Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë, ish-kre

Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit do të vijojë nga ora 09:00.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të mërkurën ka vazhduar dëshminë në seancë të mbyllur për publikun dëshmitari i 44-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) me kodin 04325, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dëshmitari i 44-të është me masa mbrojtëse, ndërsa dëshmia e tij filloi të martën (30 janar), raporton “Betimi për Drejtësi”.

Të pranishëm në seancën gjyqësore janë të gjithë të akuzuarit, me përjashtim të Jakup Krasniqit, i cili po e përcjell seancën me videolidhje.

Të martën, avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka kërkuar që dëshmia e tij të dëgjohet në seancë publike. Sipas tij, ky dëshmitar ka pranuar se ka gënjyer dhe është përpjekur që të manipulojë procesin gjyqësor për llogari të shërbimit sekret serb.

Kurse, prokurori Matt Halling pati kundërshtime për parashtrimin e Emmersonit lidhur me dëshmitarin e 44-të të ZPS-së.

Lidhur me këto parashtrime, kryetari i trupit gjykues vendosi që ta rrëzojë kërkesën e avokatit Emmerson, kështu që dëshmia e dëshmitarit të 44-të të ZPS-së të dëgjohet në sesion privat.

Ndryshe, disa nga seancat e fundit të Gjykatës Speciale lidhur me rastin e ish-krerëve të UÇK-së janë mbajtur në sesion privat për publikun, me arsyetimin për mbrojtjen e identitetit të dëshmitarëve. Mirëpo, kjo gjendje ka shkaktuar mosinformim për publikun lidhur me fatin e dëshmive të disa dëshmitarëve.

Dëshmitari i 39-të dhe ai 43-të kanë dëshmuar në seancë private, ndërsa pas hapjes së seancës nuk është njoftuar nëse këta dëshmitarë kanë përfunduar dëshminë e tyre, por seanca ka vazhduar duke i ftuar dëshmitarët e radhës.

Ndërsa, DhSK-ja, në një përgjigje me shkrim për “Betimi për Drejtësi”, ka njoftuar se këta dëshmitarë tashmë kanë përfunduar dëshmitë e tyre.

“Po. Të dy këta dëshmitarë i kanë përfunduar dëshmitë e tyre”, tha zëdhënësi i DhSK-së, Michael Doyle.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022, ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika