Vazhdon edhe sot kërkimi për 4-vjeçarin, i cili dyshohet se ra në kanalin e Ibër-Lepencit
Një fëmijë i moshës 4 vjeç, dyshohet se ka rënë mbrëmë në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë. Edhe pas kërkimeve deri në orët e mbrëmjes, ai nuk është gjetur. Për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se mbrëmë është ndalur kërkimi, kurse sot pritet […]
Një fëmijë i moshës 4 vjeç, dyshohet se ka rënë mbrëmë në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë.
Edhe pas kërkimeve deri në orët e mbrëmjes, ai nuk është gjetur.
Për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se mbrëmë është ndalur kërkimi, kurse sot pritet të fillojë përsëri.
Në terren tashmë gjendet, FSK-ja dhe Policia e Kosovës.
Rrethanat se si ka ardhur deri te rënia e fëmijës në kanalin e Ibër-Lepencit nuk dihen.
















