Vazhdon edhe sot seanca konstituive e Kuvendit
Edhe sot pritet të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Të enjten, deputetët u mblodhën për të finalizuar konstituimin e legjislaturës me zgjedhjen e nënkryetarit të fundit. Mirëpo, votimi nuk u realizua me sukses, pasi nuk u sigurua mbështetje për kandidatin nga komuniteti serb. Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ndërpreu seancën pasi as kandidati […]
Edhe sot pritet të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Të enjten, deputetët u mblodhën për të finalizuar konstituimin e legjislaturës me zgjedhjen e nënkryetarit të fundit.
Mirëpo, votimi nuk u realizua me sukses, pasi nuk u sigurua mbështetje për kandidatin nga komuniteti serb.
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ndërpreu seancën pasi as kandidati i Listës Serbe, Sllavko Simiq, e as Nenad Rashiq – që nuk gëzon përkrahjen e kësaj liste – nuk arritën të zgjidheshin në postin e nënkryetarit.
















