Një ndërtesë në lagjen Kalabria të Prishtinës është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar një situatë emergjente që ka kërkuar ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve të policisë dhe zjarrfikësve.

Sipas raportimeve, evakuimi i banorëve nga ndërtesa është duke vazhduar, ndërsa ekipet e shpëtimit janë duke punuar.

Ndërkohë, organet kompetente ende nuk kanë ofruar një përgjigje zyrtare për shkakun e zjarrit, dhe për momentin nuk ka informacion të qartë nëse ka të lënduar.

Dukagjini ka kontaktuar me autoritetet për të marrë më shumë detaje, por deri tani nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar.