Vazhdon gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale
Të hënën e 3 prillit ka nisur zyrtarisht gjykimi nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë në paraburgim në Hagë, nën dyshimin se kanë kryer krime kundër njerëzimit gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe pas saj. Më 3 prill, prokuroria përreth pesë orë e lexoi aktakuzën e saj […]
Të hënën e 3 prillit ka nisur zyrtarisht gjykimi nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë në paraburgim në Hagë, nën dyshimin se kanë kryer krime kundër njerëzimit gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe pas saj.
Më 3 prill, prokuroria përreth pesë orë e lexoi aktakuzën e saj ndaj ish-drejtorit politik të UÇK-së, Hashim Thaçit, ndaj ish-inspektorit të UÇK-së, Rexhep Selimit, ndaj ish-shefit të Shërbimit Informativ të Kosovës, Kadri Veselit, dhe ndaj zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit.
Ndërsa, të martën e 4 prillit në Gjykatën Speciale pritet që fjalën ta ketë mbrojtja e të akuzuarve.
Ndërsa, Gjykata Speciale është duke u konsideruar e padrejtë nga qytetarët e Kosovës. Të dielën e 2 prillit ka pasur një marsh megamasiv, ku mijëra njerëz kanë mbuluar sheshet kryesore të Prishtinës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.
Po ashtu, edhe më datën 3 prill në Holandë, para Gjykatës Speciale, ka pasur një protestë masive nga mërgimtarët, ku mijëra persona kishin dalë në përkrahje të luftës së UÇK-së, që sipas tyre ish-krerët e UÇK-së nuk janë kriminelë, por vetëm çlirimtarë.















