Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të dëgjojnë dëshmitarin e radhës kundër tyre, të cilin e sjell Zyra e Prokurorit të Specializuar e cila i ngarkon ata me krime të pretenduara të luftës

Gjykata Speciale në Hagë, ish-krerët e UÇk-së (ilustrim)

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalin përsëri sot (e hënë) para trupit gjykues në Gjykatën Speciale, ku do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj tyre. Seancat rikthehen pas një pushimi trejavor të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të dëgjojnë dëshmitarin e radhës kundër tyre, të cilin e sjell Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila i ngarkon ata me krime të pretenduara të luftës.

Ky do të jetë dëshmitari i gjashtëmbëdhjetë me radhë, ndërsa ende nuk dihet nëse do të dëshmojë nën masa mbrojtëse të sigurisë apo me identitet të fshehur.

Deri tani në këtë proces gjyqësor të gjithë dëshmitarët janë dëgjuar në seanca private, përveç dëshmia e ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa dhe dëshmia e një oficeri britanik.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse, ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ndërsa, ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020./KSP

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika