Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Teksa gjatë së hënës ish-pjesëtari i UÇK-së, dëshmoi Fadil Geci, i cili ndër të tjera ka folur lidhur me komunikatën e 59-të të UÇK-së. […]
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Teksa gjatë së hënës ish-pjesëtari i UÇK-së, dëshmoi Fadil Geci, i cili ndër të tjera ka folur lidhur me komunikatën e 59-të të UÇK-së. Në këtë komunikatë, vëllai i tij, Gani Geci, ishte etiketuar si tradhtar pas vrasjes së komandantit të UÇK-së, Abedin Rexha.
Gjatë dëshmisë së tij, Geci ka thënë se komunikata ishte shkruar nga Hashim Thaçi dhe se, sipas tij, kishte pasur për qëllim të largonte familjen Geci nga skena, duke dëmtuar interesat e Drenicës për përfitime personale.
ZPS-ja i ka treguar deklaratat e Hashim Thaçit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit lidhur me komunikatën.
Pas kësaj, Geci ka shtuar se pajtohet me një deklaratë televizive ku Rexhep Selimi kishte thënë se vëllai i tij nuk e kishte vrarë Adedin Rexhën, por kishte akuzuar ish-presidentin Thaçi.
“Unë e kam parë informacionin bashkë me ju, ma keni dhënë deklaratën e Rexhep Selimit, e kam parë edhe ai në TV live se komunikata numër 59 e ka shkruar një keqbërës e ai është Hashim Thaçi, keqdashësi që ka dëmtuar Drenica me këtë komunikatë për interesin e tij personal i largoi nga skena vëllezërit Geci, ashtu siç e largoi edhe Serbia familjen Jashari dhe ishte e lirë të bënte atë që donte, por ai mentalitet ka qenë shumë i gabuar Ruse dhe nuk ka kaluar asnjë ditë që Amerika ka mbaruar si një ditë këtu që jemi këtu dhe nuk kemi sy dhe na vjen turp për këto që ka bërë”, ka thënë Geci.















