Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Të hënën 22 majit do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në ambientet e Gjykatës Speciale në Hagë sot do të vazhdojë gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Rasti përfshin katër ish-zyrtarë të dyshuar të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Kujtojmë se një pjesë nga dhënia e dëshmisë së dëshmitarit të pestë në gjykimin Thaçi dhe të tjerët.

Me rastin e hapjes së seancës publike, dëshmitari u përgjigj se kishte qenë 150 metra larg, kur kishte parë për herë të parë disa burra me armë zjarri dhe më së afërti kishte qenë diku 3-4 metra, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Ai tha se me t’i parë ata, kishte vazhduar nga një rrugë tjetër për t’iu dalë përpara, pasi, sipas tij, ata kishin pasur në makinë të afërmit e tij.

I njëjti i përshkroi këta burra të veshur me uniforma të zeza me maska të zeza në fytyrë, duke thënë se kishin pasur emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).

Për shkak të mbarimit të orarit të punës, dëshmia e tij u ndërpre për të vazhduar në seancën e nesërme.

  • Për më shumë kliko këtu

Më 10 maj 2022, gjatë paraqitjeve të tyre, të katër të pandehurit u deklaruan të pafajshëm për akuzat e reja në aktakuzën e ndryshuar. Më 15 dhjetor, gjyqtari i procedurës paraprake ia transferoi dosjen e lëndës trupit gjykues II.

Më 15 dhjetor, gjykatësi i procedurës paraprake ia kaloi dosjen e çështjes trupit gjykues II. Konferenca përgatitore për gjykim u mbajt më 18 janar 2023, pasuar nga Konferenca Përgatitore e Prokurorit të Specializuar më 15 shkurt.

Gjykimi filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023. Në këtë çështje janë 140 viktima pjesëmarrëse, thuhet në Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika