Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Këtë të hënë pritet të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara të Hagës

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të dalin këtë të hënë para trupit gjykues në Gjykatën Speciale në Hagë, ku do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj tyre.

Akoma nuk është bërë e ditur nëse seanca e sotme do të jetë e hapur apo e mbyllur për publikun.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe ka pësuar disa ndryshime në vitet që kanë pasuar. Aktakuza aktualisht në fuqi u dorëzua më 27 shkurt 2023.

Secili prej të akuzuarve është akuzuar mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit: përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

Gjykata Speciale në Hagë, më katër tetor, e ka miratuar kërkesën për të lejuar tre anëtarë të ngushtë të familjes së njërës prej viktimave, që ka ndërruar jetë së fundmi, të marrin pjesë si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor.

Mbrojtësi i viktimave parashtron se tre të afërmit e ngushtë të V252/06 duhet të lejohen të marrin pjesë si viktima në procedurat aktuale në emër të V252/06.5.

“Më 8 shtator 2023, avokati i viktimave njoftoi Panelin për vdekjen e V252/06 dhe paraqiti një kërkesë për të lejuar tre nga të afërmit e ngushtë të V252/06 të merrnin pjesë si viktima në procedurat në vend të V252/06 (“Kërkesë”)”, thuhet në njoftim.

Avokati i viktimave pohon se ai ka të drejtë të paraqesë kërkesën aktuale, duke qenë se ai ishte caktuar më parë për të përfaqësuar V252/06.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika