Vazhdon greva në arsim

Java e katërt e shtatorit në Kosovë i gjen ende në grevë 99.6 për qind të mësimdhënësve në nivel vendi, e mijëra nxënës jashtë shkollave

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kukturës, Rrahman Jasharaj





Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës, dhe Kulturës, ka njoftuar se nuk do ta ndërpresin grevën, e cila tashmë ka një muaj që ka nisur.

Kryetarët e Këshillave Greviste komunale, të universiteteve dhe të shoqatave sindikale të Federatës së shërbyesve civilë, të dielën e 25 shtatorit kanë mbajtur një takim.

SBASHK-u, përmes një komunikate, ka njoftuar se ata kanë pritur se e shtuna dhe e diela do të jenë ditë të angazhimit e përkushtimit nga ana e Qeverisë, për të pasur takime me Këshillin Grevist të BSPK-së dhe për të bërë angazhime për arritjen e një marrëveshjeje të pranueshme.

Por, sipas sindikatave, deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, “të krijojnë” përshtypjen se nuk ka shpresë për ndryshim të qëndrimeve.

Kurti ka thënë se të gjitha ofertat që ka bërë Qeveria janë refuzuar nga sindikatat dhe se  “sindikalistëve të PAN-it iu ka ndaluar koha në qershorin e vitit 2017”.

“Deklarimi i Kryeministrit Kurti, duke mos pasur as edhe një argument të bazuar se sindikalistët janë të PAN-it, ka krijuar indinjatë te grevistët dhe ka dëshmuar se Kryeministri dhe Qeveria as tani nuk janë të angazhuar e të interesuar për tejkalimin e situatës në gjithë sektorin e arsimit dhe te shërbyesit civilë dhe krijohet përshtypja se, në vend të angazhimit për takime e arritjen e marrëveshjes së pranueshme, kryeministri dhe Qeveria sikur po angazhohen dhe sikur kanë dëshirë që greva të vazhdojë”, thuhet në njoftim.

Sipas SBASHK-ut, ky dyshim i grevistëve është forcuar pas vazhdimit të deklaratave të kryeministrit lidhur me grevistët dhe sindikalistët në përgjithësi.

“Të gjendur në këtë situatë e të zhgënjyer nga këto deklarime të kryeministrit, të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi me kryetarët e Këshillave greviste të nivelit komunal e të universiteteve me keqardhje janë shprehur se kjo mungesë e vullnetit të kryeministrit e Qeverisë për dialog dhe injorimi i kërkesave legjitime të grevistëve po bën që greva të vazhdojë edhe në ditët në vijim”, vijon njoftimi.

Java e katërt e shtatorit në Kosovë i gjen ende në grevë 99.6 për qind të mësimdhënësve në nivel vendi, e mijëra nxënës jashtë shkollave.

Kjo për shkak të moskompromisit nga asnjëra palë, qoftë nga Qeveria e qoftë edhe nga sindikalistët e arsimit të cilët nuk heqin dorë pa u plotësuar plotësisht kërkesat e tyre.

Mësimdhënësit e institucioneve publike po vazhdojnë grevën, me kërkesën për mbështetje financiare prej 100 eurosh në muaj.

Ndonëse përjashtim kanë bërë vetëm disa mësimdhënës që individualisht kanë nisur t’i mbajnë orët mësimore, megjithatë, janë afro 300 mijë nxënës që nuk kanë nisur ende procesin mësimor i cili ishte paraparë të niste më një shtator.

Ndërkohë, paga aktuale e mësimdhënësve në shkollat fillore të Kosovës është 470 euro, derisa me ligjin e ri pritet që të rritet dhe të shkojë deri në 620 euro.

Ndërkaq, mësimdhënësit e shkollave të mesme aktualisht marrin nga 530 euro dhe e njëjta pritet të rritet në 696 euro.

Pas pocedurës së konsultimit publik, Projektligji për Pagat pritet të miratohet në Qeveri dhe në Kuvend.





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika