Vazhdon importimi i lartë i produkteve serbe, protestohet kundër kësaj
Në muajin nëntor të vitit të kaluar importimi i mallrave nga shteti serb kishte vlerën mbi 28 milionë euro. Por, në po të njëjtin muaj këtë vit importi i këtyre mallrave është më i lartë. Mbi 31 milionë euro është shifra vetëm për këtë muaj, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Por, […]
Në muajin nëntor të vitit të kaluar importimi i mallrave nga shteti serb kishte vlerën mbi 28 milionë euro.
Por, në po të njëjtin muaj këtë vit importi i këtyre mallrave është më i lartë.
Mbi 31 milionë euro është shifra vetëm për këtë muaj, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Por, një trend i tillë nuk po u pëlqen disa përfaqësuesve të studentëve.
Në kundërshtim të kësaj të njëjtit të enjten do të marshojnë në Prishtinë.
“Ne në ora 11:40 do të takohemi tek Biblioteka Kombëtare prej aty do të marshojmë deri tek teatri kombëtar, aty do të qëndrojmë deri në ora 13:00, aty do të ketë thënje për bojkotimin e prodhimeve serbe” , ka thënë studentja Leonita Plakiqi.
Pavarësisht numrit të madh të produkteve serbe që gjenden në treg dhe shitjes së tyre, disa qytetarë po kritikojnë ashpër ata që blejnë ato.
“Papjekuria që po tregojnë shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë me konsumimin e produkteve serbe është mjerim I madh”, ka thënë qytetari Gani Kadriu.
“kjo është një indikator që ne nuk prodhojmë, të tjerët më shumë janë të interesuar që ne më shumë të eksportojmë njerëz dhe të inportojmë produkte”, ka thënë Sadri Kadriu.
Fushatë kundër produkteve serbe kanë filluar edhe aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje.















