Vazhdon intervistimi i Haxhiut nga Prokuroria Speciale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të intervistohet përsëri nga Prokuroria Speciale e Kosovës për dy çështje: deklaratat e saj për arratisjet nga burgjet dhe akuzat ndaj Serbisë për përfshirje në këto arratisje

Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë do të vazhdojë të martën intervistimin nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Haxhiu pasditen e së hënës është intervistuar nga prokuroria mbi deklarimet e saj për arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës.

Çështja e parë, sipas njoftimit të Prokurorisë për intervistimin e saj, ka të bëjë me deklaratën të dhënë në “Debat Plus” më dy korrik, “lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara”.

Kurse çështja e dytë ka të bëjë me një status në Facebook, ku ministrja kishte thënë se Serbia ka gisht në arratisjet e fundit që kanë ndodhur nga burgjet e Kosovës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se me autorizim të Prokurorisë Speciale, sot është intervistuar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me qëllim të sqarimit të deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, në emisionin ‘Debat Plus’ më datë 02 Korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe postimin e saj në rrjetin social Facebook të datës 20 Korrik 2024, lidhur arratisjet që kanë ndodhur nga burgjet e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Haxhiu kishte shkruar në Facebook se arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës – e mes të arratisurve ishte edhe Faton Hajrizi – janë lehtësuar dhe organizuar nga Serbia.

“Informacionet e organeve tona sugjerojnë që së paku në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar, bashkorganizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë. Ky organizim konsiston në dhënien e garancisë që për personat e tillë territori i Serbisë, grupet kriminale atje, e nivele të caktuara të pushtetit, u ofrojnë mburojë nga ndjekja penale e Republikës se Kosovës”, ka shkruar ministrja Haxhiu.

Deklarata në “Debat Plus” për të cilën u intervistua nga Prokuroria Speciale:

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika