Vazhdon invazioni rus ndaj Ukrainës, Boris Johnson planifikon të udhëtojë drejt Kievit

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, po planifikon një udhëtim drejt Ukrainës, përkatësisht, në Kiev.

Ai ka kërkuar nga kabineti i tij dhe nga zyrtarët e lartë të çështjeve të sigurisë që të shohin për mundësinë e këtij udhëtimi. Kjo, për të treguar mbështetje ndaj popullit ukrainas.

Siç ka raportuar media britanike, “Daily Mail”, sipas këtyre zyrtarëve, mund të ketë problematika për shkak se kryeqyteti ukrainas, tashmë, është një zonë lufte.

Të njëjtën, e ka konfirmuar edhe Përfaqësuesi i Lartë i Kombeve të Bashkuara, Filippo Grandi.

Ani pse, bombardimet e fundit lënë pak vend për realizimin e kësaj kërkese, kryeministri Johnson, duket i vendosur të ndërmarrë këtë hap me kushtet e duhura të sigurisë.

Ndërkaq, Rusia i ka shtuar sulmet në kryeqytet dhe në rrethinat e saj, duke kërkuar një izolim të plotë të vendit.

Në anën tjetër, udhëheqësit e Ukrainës, ende nuk i kanë dhënë komentet e tyre mbi këtë detaj.

Britania e Madhe është në mesin e shteteve më të zëshme në Perëndim, që ka dënuar veprimet ruse.

Duke mbështetur Ukrainën, përveç shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, edhe Britania ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Po ashtu, kryeministri Johnson ishte deklaruar se është i gatshëm që t’i ofrojë Ukrainës mbështetje ushtarake, duke përfshirë armë mbrojtëse.

“Në kohën e rritjes së sjelljeve kërcënuese nga Rusia dhe në linjë me mbështetjen tonë të mëhershme, Mbretëria e Bashkuar së shpejti do të ofrojë një pako të re të mbështetjes ushtarake për Ukrainën”, kishte thënë Johnson para Parlamentit britanik, më 23 shkurt.

“Kjo pako do të përfshijë ndihmë vdekjeprurëse në formë të armëve mbrojtëse si dhe ndihmë jovdekjeprurëse”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Rusia, pushtimin e kishte filluar nga Donbasi, të enjten e 24 shkurtit.

Kjo ishte bërë e ditur nga Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter e kishte pohuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kishte filluar sulmet e para ndaj Ukrainës.

“Qytetet paqësore të Ukrainës janë nën sulm. Kjo është një luftë agresioni”, shprehej Kuleba.

Ndërkohë, në Ukrainë tashmë është shpallur gjendje e jashtëzkaonshme nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Shija e redaktorit

INTERVISTË me Marin Memën: Kemi nevojë të duam më shumë...

Cilki i dokumentarëve, 'Gjurmë Shqiptare' me autorin Marin Mema, në Top Channel Albania përfshin një audiencë të të gjitha moshave. Në 'Gjurmë Shqiptare' trajtohen tema...

Këngët për nder të gjeniut Andy Warhol

Data e 6-gushtit shënon lindjen e një pop artisti si Andrew Warhol, arti i tij i  mrekullueshëm dhe idetë revolucionare të Warhol ishin padyshim...

“Film n’park”, tradita që i rikthehet Prishtinës

Në zemrën e gjelbërt të kryeqytetit, në mesin e dritave, miqve dhe muzikës, është vendi ku “Film n’park” shënon një rikthim pas kufizimeve nga...

Më të lexuarat

Një person largohet nga një restorant në Pejë pa paguar...

Një person mashkull shihet duke ngrënë mengjes, dhe menjëherë pas përfundimit ai shihet duke u larguar pa komunikuar me ndonjë kamerier nga restoranti. Pamjet e...

Milan Radojçiq: Jam kthyer në Kosovë dhe ju e dini...

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, ka sfiduar shtetin e Kosovës, duke e postuar një video nga pjesa veriore e Republikës së Kosovës. Radojçiq, ka...

Përplasen Mushkolaj dhe Ramiz Shala për rastin “Lushtaku”

Ramiz Shala, ish-drejtor për Gjeodezi në Komunën e Skënderajt, ka thënë se për rastin "Lushtaku", është bërë shumë zhurmë në media. I ftuar në emisionin...

Të fundit nga rubrika