Vazhdon kopjimi në Testin e Maturës, vlerësohet dukuri shqetësuese

As ky test i Maturës nuk kaloi pa kopjime ndërmjet nxënësve. Pyetjet e testit u shpërndanë sërish nëpër grupe të ndryshe më rrejte sociale dhe aplikacione komunikimi. Këtë dukuri ekspertët po e shohin si mjaft shqetësuese

Dikush prej nxënësve që as fjalët “Gjuhë Shqipe” nuk di ta shkruajë mirë po tenton të marr pikë pa meritë.

Edhe maturantët e sivjetëm kanë komunikuar ndërmjet rrjeteve sociale gjatë kohës së nënshtrimit Testit të Maturës.

E, kjo dukuri e kopjimit për ekspertët e fushës së arsimit është shumë shqetësuese.

Agon Ahmeti nga organizata “Etea” thotë se në këtë fenomen po përfshihen edhe familjarët dhe mësimdhënësit.

“Kjo pra vë në dyshime shumë instanca të shoqërisë sonë dhe sistemit tonë sepse po flasim për një përfshirje gjithëshoqërore pra, nëse përfshihen prindërit, mësimdhënësit e studentët që këta të arrijnë suksese ateherë kemi të bëjë me një mashtrim shoqëror dhe kjo është shumë e dëmshme”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa Anita Plakolli nga organizata “Teach for Kosova” po thotë se faji është te organizimi.

“Kjo derivon prej keqadministrimit dhe mungesës së resurseve për një organizim dhe administrim të mirrfilltë të testeve të tilla”, ka thënë Plakolli.

Maturantët kanë krijuar grupe në aplikacionin “Viber” dhe rrjetin social “Facebook”, të cilët prej këtyre të fundit kanë kopjuar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika