Vazhdon në seancë private dëshmia e dëshmitarit të katërt në rastin Thaçi dhe të tjerët

Edhe të premten e 12 majit, dëshmitari i katërt në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së po dëshmon në seancë të mbyllur për publikun

Seanca e Thaçit dhe të tjerëve ka vazhduar të premten me dëgjimin e dëshmitarit të katërt, i cili është duke u përgjigjur në kudërpyetjet e mbrojtjes në seancë private.

Paraprakisht, trupi gjykues ka dhënë një urdhër me gojë, po ashtu në seancë private.

Të enjten kishin përfunduar pyetjet për dëshmitarin e katërt në seancë private në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, shkruan “Betimi për Drejtësi”.

Ndërkaq, për sot ishte planifikuar të fillojnë kundërpyetjet nga mbrojtësit.

Po ashtu të enjten, trupi gjykues kishte rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së Krasniqit për përkthimin e shënimeve paraprake të ZPS-së.

Gjatë seancës së 10 majit 2023, mbrojtësi i Jakup Krasniqit, avokati Aidan Ellis, kishte kërkuar që dokumentet e dorëzuara nga Prokuroria, të përkthehen në gjuhën shqipe, pasi sipas tij, Krasniqi nuk di të lexojë në gjuhën angleze.

Gjatë muajit prill ka filluar gjykimi, ndërsa në seancën e 3 prillit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësi i viktimave kanë paraqitur deklarimet hyrëse dhe pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi i kanë mohuar akuzat në tërësi e po ashtu edhe mbrojtësit e tyre.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika