Vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në 19 qendra
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar do të vazhdojë numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në 19 Qendra Komunale të numërimit, raporton Ekonomia Online. KQZ ka bërë me dije se sipas të dhënave të fundit deri më 16 shkurt, janë numëruar 73.23% e vendvotimeve, ose gjithsej 1,855 nga 2,533, në kuadër të procesit te […]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar do të vazhdojë numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në 19 Qendra Komunale të numërimit, raporton Ekonomia Online.
KQZ ka bërë me dije se sipas të dhënave të fundit deri më 16 shkurt, janë numëruar 73.23% e vendvotimeve, ose gjithsej 1,855 nga 2,533, në kuadër të procesit te numërimit të votave të kandidatëve per deputetë nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.
Gjithashtu ka bërë me dije se numërimi ka perfunduar në 19 Qendrat Komunale të Numërimit
(QKN) në komunat: Deçan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
KQZ thotë se vazhdon te sigurojë transparencë dhe korrektësi gjatë procesit te numërimit, i cili pritet të perfundojë së shpejti.















