Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK ) po vazhdojnë operacionin e Kërkim-Shpëtimit në lumin Buna në Republikën e Shqipërisë, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Shqipërisë, operacion ky që ka për qëllim kërkimin dhe gjetjen e qytetarit nga Kosova i cili ka rënë aksidentalisht në lumin Buna.

Përndryshe ky operacion ka filluar në mëngjesin e së premtes me datë 22 dhjetor, ku me kërkesë të autoriteteve të republikës së Shqipërisë, FSK-ja ka mbërritur në Shqipëri për misionin humanitar.

May be an image of 4 people, boat and text