Vazhdon operacioni policor afër Manastirit të Bansjkës
Ekipi i RTV Dukagjinit nga terreni raporton se operacioni i Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit është duke vazhduar. Postblloku i Policisë së Kosovës është duke qëndruar në afërsi të Manastirit të Banjskës. Operacioni policor ka filluar si pasojë e sulmit ndaj Policisë së Kosovës të dielën nga grupi terrorist serb. Nga ky sulm […]
Ekipi i RTV Dukagjinit nga terreni raporton se operacioni i Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit është duke vazhduar.
Postblloku i Policisë së Kosovës është duke qëndruar në afërsi të Manastirit të Banjskës.
Operacioni policor ka filluar si pasojë e sulmit ndaj Policisë së Kosovës të dielën nga grupi terrorist serb.
Nga ky sulm u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë, një tjetër polic u plagos e disa të tjerë u lënduan.















