Vazhdon për herë të 49-të seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
Për të 49-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka tentuar sot të mbajë seancën konstituive, në përpjekje për të zgjedhur kryetarin e ri të këtij institucioni pas zgjedhjeve të fundit. Seanca pritet të fillojë nga ora 11:00. Sipas deklarimeve të deritanishme nga partitë politike, nuk pritet ndonjë zhvillim as në këtë seancë. Theksojmë se […]
Për të 49-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka tentuar sot të mbajë seancën konstituive, në përpjekje për të zgjedhur kryetarin e ri të këtij institucioni pas zgjedhjeve të fundit.
Seanca pritet të fillojë nga ora 11:00.
Sipas deklarimeve të deritanishme nga partitë politike, nuk pritet ndonjë zhvillim as në këtë seancë.
Theksojmë se kanë mbetur edhe një javë deri në përfundimin e afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, e cila përmes një Aktgjykimi ka obliguar deputetët që ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës brenda 30 ditësh, pra deri më 26 korrik.















