Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut

Pamje nga Gjykata





Procesi gjyqësor ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani, do të vazhdojë edhe të mërkurën e nëntë nëntorit.

Gjatë kësaj seance, parashihet të dëgjohen dëshmitarët.

Ndonëse ishte paraparë të niste në orën 10:00, seanca gjyqësore nuk filloi me kohë për shkak të problemeveme energjinë elektrike.

Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu, të akuzuarit për dhunimin dhe vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaji, Marigona Osmani nuk kanë pranuar fajësinë për veprat që ngarkohen nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

I akuzuari kryesor për dhunimin dhe vrasjen e 18-vjeçares, Dardan Krivaqa, kur është pyetur nga trupi gjykues se a e pranon fajësinë ka shprehur ngushëllime për familjen dhe ka thënë se i vjen keq, por ajo çka është e përshkruar në aktakuzë sipas Krivaqës, nuk është e vërtetë dhe nuk ka ndodhur ashtu.

Për këtë rast deri më tash është mbajtur seanca fillestare.

Marigona Osmani është dhunuar seksualisht e fizikisht deri në vdekje gushtin e vitit të kaluar.

Ndërkaq, më 14 korrik, i pandehuri Dardan Krivaqa, i cili akuzohet për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani, para trupit gjykues në Gjykatën Themelore të Ferizajt ka nisur të qajë teksa i është lexuar aktakuza ndaj tij dhe ka thënë se nuk është në gjendje të flasë.

Megjithatë, ai ka theksuar se nuk ndihet as i fajshëm por as i pafajshëm për veprën e kryer.

“Nuk jam në gjendje, nuk mund të flas. S’po them as që jam i fajshëm as i pafajshëm, nuk do të deklarohem në këtë fazë”, kishte thënë Krivaqa.

Në anën tjetër, i pandehuri Arbër Sejdiu, ishte deklaruar i pafajshëm.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, më 22 gusht 2021, të pandehurit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, me dashje dhe në bashkëkryerje e kanë privuar nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmanin.

Në bashkëkryerje akuzohen se kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1,3, 1,4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, për të pandehurin Krivaqa ekziston dyshimi i bazuar se ai ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, paragrafi 4, nënparagrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Ndërsa, thuhet se i pandehuri Arbër Sejdiu, me dashje i ka ndihmuar të pandehurit Dardan Krivaqa, në kryerjen e veprës penale të dhunimit. Me çka akuzohet se kreu veprën penale “Ndihmë në kryerjen e dhunimit” nga neni 227, paragrafi 4, nënparagrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 33 të KPRK-së.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhej në njoftim.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, të martën e 28 qershorit ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021, lidhur me rastin e vrasjes së Marigona Osmanit.





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika