Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi giyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Seanca e ketij procesi giyqesor pritet te nis sot në orën 9:00. Ndryshe te enjten ish-komandanti i Zonës Operative të Drenices dhe ish-komandanti […]
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi giyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Seanca e ketij procesi giyqesor pritet te nis sot në orën 9:00.
Ndryshe te enjten ish-komandanti i Zonës Operative të Drenices dhe ish-komandanti i pergjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selimi ka përfunduar deshminë në këtë proces giyqësor e cila ka zgjatur katër ditë.
Ndërsa, Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ne Hage, ne çeshtjen gjyqesore per krime lufte të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ditë më parë vendosi se deklaratat me shkrim të dy dëshmitarëve dhe një provë materiale shoqeruese mund te pranoheshin si prova, duke theksuar se dëshmitë me shkrim nuk e dëmtonin padrejtësisht Mbrojtjen, sepse Mbrojtja do të ketë mundësinë të marrë në pyetje dëshmitarët per të gjitha aspektet që giykohen relevante.















