Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, me dëshminë e dëshmitarit të 73-të, Kurtesh Fondaj

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, këtë të martë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në Hagë pritet të vazhdojë dëshminë e tij dëshmitari i 73-të, me kodin W04744, i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kurtesh Fondaj.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, dëshmia e këtij dëshmitari do të zgjasë rreth tri ditë.

Pyetjet për këtë dëshmitar të hënën i ka filluar prokurori Matt Halling, i cili ka deklaruar se ai do të flasë për mënyrën se si ka funksionuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

Gjatë seancës së djeshme, dëshmitari Fondaj ka thënë se Forca të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), të cilat pretendohet se kanë qenë krah ushtarak nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në territorin e Kosovës, nuk ka pasur në Kosovë.

Sipas tij, pjesa e ushtarëve që kanë qenë fillimisht nën Ministrinë e Mbrojtjes, kanë vepruar me emblemë të UÇK-së.

Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë pritet të mbahen katër seanca, seanca e sotme pritet të fillojë në ora 09:00.

Më 30 shtator 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Ndërsa, më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Në nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë deklaruar të pafajshëm.

Prokurori i Speciales i paraqet dëshmitarit dokument nga MUP-i i Serbisë, s’ia di as autorin as njësitin

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika